“Një Reblochon i madh më pak në ditë”; në rajonin e Haute-Savoie në Alpet franceze, thatësira e verës ka pasur edhe të tjera pasoja të paparashikuara.
Që prej fillimit të stinës së nxehtë, fermerët kanë vënë re një ulje të prodhimit. Bari tashmë i zverdhur, ka nisur të mungojë dhe fare në një pjesë të kullotave, ndërsa për shkak të kësaj situate, qumështi i lopëve po i humbet cilësitë e djathit.
Nga ky fenomen janë prekur të tetë llojet e djathit që e kanë bërë edhe më të famshëm këtë rajon.
Theo Bargetzy, fermer: Bari siç e shikoni këtu, është zverdhur e është tharë dhe lopët nuk e hanë. Bari më i shkurtër jeshil, vazhdon të jetë i mirë, por nuk është e një cilësie të lartë sepse nuk ka mjaftueshëm ujë që të rritet. Ne po shohim se sasia e qumështit të lopëve tona është zvogëluar, por edhe cilësia e tij përsa i takon prodhimit të djathit, ka rënë.
I nxehti rekord dhe thatësira që pllakosën Francën këtë vit, nuk kursyen as Alpet. Shumë turistë që vizituan zonën, e shpresuan të largoheshin prej andej edhe me ndonjë nga djathërat e famshëm të saj, që kanë fituar dhe mjaft çmime, u kthyen duarbosh.
Korriku ishte muaji më i thatë i Francës që prej vitit 1961, ndërsa valët e të nxehtit i ngritën temperaturat pranë La Clusaz në mbi 30 gradë Celsius, diçka e padëgjuar kjo për zonën./tch/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...