Venecia është duke u përballur me një situatë problematike, teksa vizitohet nga miliona turistë.
Kanalet në këtë qytet janë goditur nga zbaticat e forta duke larguar ujin dhe duke lënë pa lundruar me qindra gondola, shkruan Euronews.
Gondolat që janë edhe mjeti më i përdorshëm nga banorët por edhe turistët, janë bllokuar dhe kanë mbetur në baltë për shkak të largimit të ujit.
Ekspertët e motit nuk besojnë se prurjet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë rezultat i drejtpërdrejtë i një thatësire që ka prekur rajonin, autoritetet lokale thonë se mungesa e shiut ka përkeqësuar situatën.
Sipas mediave italiane largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës të cilët përdorin kanalet për të lëvizur me varka.
Kjo situatë ka bërë që të dalin në pah edhe themelet e lashta të ndërtesa ndërsa shumë peshq kanë ngordhur.
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu