Tetë persona, duke përfshirë shtetas gjermanë, austriakë dhe zviceranë, konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Alpet zvicerane.
“Në rajonin e Val Bondasca, tetë persona që ndodheshin atje konsiderohen të zhdukur”, ka deklaruar policia, transmeton portali arbresh.info
Rrëshqitja e dheut në mëngjesin e të mërkurës ka ndodhur në fshatin Bondo, pranë kufirit me Italinë. Rreth 100 persona janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë janë transportuar me helikopter.
Gjashtë nga tetë të zhdukurit janë raportuar të humbur nga familjarët e tyre, tha policia, duke shtuar se kërkimet për ta janë duke u bërë edhe me helikopter të ushtrisë zvicerane./arbresh.info/
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...