Një tërm i fuqishëm prej 7.0 shkallësh e goditi pjesën perëndimore të Haitit të shtunën, bëri të ditur Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së.
Tërmeti ndodhi 8 kilometra larg qytezës Petit Trou de Nippes dhe epiqendra e tij ishte dhjetë kilometra nën sipërfaqe, njoftoi instituti amerikan.
Edhe Qendra Sizmike Evropiano-Mesdhetare tha se në atë rajon pati tërmet. Kjo qendër raportoi se fuqia e dridhjes ishte 7.6 shkallë të Rihterit, transmeton Gazeta Express.
Sistemi për Paralajmërim për Cuname i Shteteve të Bashkuara tha se nuk ka alarm për cunami pas dridhjes së fuqishme.
Ndryshe, në janar të vitit 2010, Haiti ishte goditur nga një tërmet shkatërrues prej 7.0 shkallëve, i cili kishte lënë mbi 100.000 të vdekur e miliarda dollarë dëme materiale.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...