Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, goditi Marokun në orët e vona të së premtes.
Sipas autoriteteve të paktën 296 persona kanë humbur jetën dhe 153 të tjerë janë plagosur.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, goditi Marokun në orët e vona të së premtes. Sipas autoriteteve të paktën 296 persona kanë humbur jetën dhe 153 të tjerë janë plagosur.
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.
Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.“Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, thuhet në deklaratën e ministries.
Disa video në X (dikur Twitter) tregojnë ndërtesa të dëmtuara, banesa të tjera që dridhen dhe rrugë të çara të mbushura me rrënoja. Shumë njerëz dolën të alarmuar në rrugë dhe kaluan natën jashtë nga frika e pasgoditjeve./abcnews
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...