Protestuesit e ngrohjes globale në Angli ishin zhvendosur në metronë e qytetit të Londrës duke bllokuar për pak kohë transportin.
Kjo ka acaruar situatën ku nuk munguan dhe konfrontimet me qytetarët. Madje aktivistët e protestës bllokuan dhe lëvizjen e trenit pasi disa prej tyre hipën mbi platformën e saj.
Pati një reagim të menjëhershëm nga qytetarët duke i tërhequr zvarrë nga treni në mënyrë që ajo të fillonte punën normalisht.
Videoja që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kur qytetarët e tërheqin poshtë, përcjell oranews.tv.
Një tjetër incident u regjistrua kur një person u prezantua si gazetar dhe po filmonte të gjithë ngjarjen.
Ai ra pre e dhunës pavarësisht ndërhyrjes së personelit të sigurimit në metro.
Pas këtyre incidenteve aktivistët u shprehën se kjo ishte e nevojshme të ndodhte për të ngritur sa më shumë emergjencën e ngrohjes globale.
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...