Ushtria jordaneze njoftoi se ka interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt mbretërisë, duke shënuar ditën e katërt radhazi të incidenteve të tilla.
Në një deklaratë, ushtria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe interceptuan pesë raketat në orët e para të së enjtes.
Sipas deklaratës, nuk është raportuar për viktima.
Të mërkurën, Jordania njoftoi se kishte rrëzuar pesë raketa, pasi kishte interceptuar një dron të martën dhe dy dronë të hënën.
Ndryshe, Ushtria amerikane ka njoftuar se forcat e saj kanë filluar sulmet ajrore kundër Iranit.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se sulmet janë “një përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara të djeshme nga Irani ndaj forcave amerikane me bazë në Lindjen e Mesme”, shkruan skynews. /Telegrafi/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...