Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i është bashkuar Joe Bidenit, Emmanuel Macronit dhe liderëve të tjerë të BE-së për të diskutuar rreth situatës tashmë shumë të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.
Olaf Scholz i Gjermanisë, Andrzej Duda i Polonisë dhe Mario Draghi i Italisë ishin gjithashtu në thirrje, së bashku me liderin e NATO-s, transmeton portal arbresh.info
Bisedimet urgjente janë zhvilluar pasi Rusia ka vendosur rreth 100 mijë trupa ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën.
Si përgjigje, 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar për dislokim të mundshëm në Europën Perëndimore, ka deklaruar Pentagoni.
Forcat mund të dërgohen në një njoftim shumë të shkurtër për të mbështetur trupat e NATO-s, nëse blloku aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.
Deri me tani NATO ka vendosur rreth 4 mijë trupa në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni.
Forcat mbështeten nga tanke, mbrojtje ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe vëzhgimit.
Tensionet me Rusisë dhe NATO-s janë rritur pas Moska ka kërkuar që NATO të premtojë se nuk do të lejojë Ukrainën që t’i bashkohet aleancës mbrojtëse.
“Inteligjenca është shumë e qartë se ka 60 grupe luftarake ruse në kufijtë e Ukrainës, por ne duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë, se ky do të ishte një hap katastrofik”, tha Boris Johnson.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe tashmë kanë larguar stafin e ambasadave të tyre nga Ukraina./
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...