Ambasada e Kinës në Izrael i ka bërë thirrje qytetarëve kinezë që të kthehen në atdhe ose të largohen sa më shpejt nga Izraeli, duke përdorur kalimet kufitare tokësore, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe mbylljes së hapësirës ajrore izraelite.
Në një njoftim të publikuar në platformën WeChat, ambasada ka theksuar se “aktualisht konflikti midis Izraelit dhe Iranit po eskalon, duke shkaktuar dëme në objekte civile dhe rritje të viktimave civile, gjë që rëndon më tej situatën e sigurisë”.
Për këtë arsye, ambasada rekomandon largimin përmes pikës kufitare tokësore drejt Jordanisë, duke nënvizuar rëndësinë e nxjerrjes sa më të shpejtë nga Izraeli për qytetarët kinezë.
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...