Një zjarr që po përhapet me shpejtësi në afërsi të Parkut Kombëtar Josemite ka përfshirë një zonë të gjerë, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve.
Zyrtarët në Kaliforni thanë se zjarri filloi të premten pasdite në jugperëndim të parkut pranë zonës Midpajns në qarkun e Meriposës dhe të shtunën në mëngjes ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth 16 kilometrash katrorë.
Sipas zyrtarëve, zjarri u nxit nga moti i nxehtë dhe tharja e bimëve.
Autoritetet lëshuan një urdhër për evakuim të detyruar të rreth 1700 banorëve të zonës të premten mbrëma.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë përparim të rëndësishëm në përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr tjetër që filloi më 7 korrik në Parkun Kombëtar Josemite, i cili ka djegur një pjesë të pyllit kombëtar të Sierrës.
Me temperatura të larta deri në 41 gradë celsius po përballet edhe pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut dhe kryeqytetin e vendit, Uashingtonin.VOA
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami