Greqia dhe Turqia janë përfshirë sot nga një valë i nxehti me temperatura që arritën në 43°C në Athinë, e prekur edhe nga ndotja, dhe 45,4°C në qytetin bregdetar turk, Antalia (në jug), ndërkohë që zjarret kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në Izmir.
Në Greqi, temperaturat arritën në 43°C, ndërsa disa rrethe të vendit, ndër të cilat Athina, ku përqendrimi i ozonit është i lartë, bëri të ditur Ministria e Ambientit.Shumë banorë të Athinës janë larguar nga kryeqyteti dhe ata që kanë qëndruar atje janë dyndur në plazhe.Ministria u rekomandoi qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundje të aparatit të frymëmarrjes apo që janë të ndjeshëm ndaj ndotjes atmosferike, të shmangin lëvizjet.
Edhe Turqia është prekur nga vala e parë e të nxehtit afrikan për këtë vit, dhe që pritet të bjerë këtë javë madje me shira që ka të ngjarë të jenë të rrëmbyeshëm, duke filluar nga e marta.Në Stamboll, temperaturat po i afroheshin nivelit rekord prej 39,2°C të regjistruara gjatë kësaj periudhe të vitit, njoftoi gazeta e përditshme “Hurriyet”. Rrugët ishin të shkreta dhe shumë banorë përpiqeshin të freskoheshin duke u hedhur nga Ura e Bosforit.Në bregdetin e Egjeut (në perëndim), rreth 500 hektarë pyje janë përfshirë nga zjarri në provincën e Izmirit, ku nëntë helikopterë dhe katër avionë janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, shtojnë autoritetet lokale.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj