Autoritetet në Nju Delhi kanë urdhëruar që shkollat në kryeqytetin indian të mbyllen, për shkak të temperaturave të larta. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar për një “valë ektreme të të nxehtit” këtë javë.
Dje në Nazafgarh, një periferi e Nju Delhit, termometri shënoi 47.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë në të gjithë vendin. Autoritetet në disa shtete, duke përfshirë Haryana, Madhya Pradesh dhe Punjab, në Indinë veriore dhe qendrore kanë bërë gjithashtu thirrje që shkollat të mbyllen.
Në maj 2022, disa zona të Nju Delhit regjistruan temperatura që arritën në 49.2 gradë Celsius.
Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit janë më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike./abcnews.al
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...