Spanja po përjeton valën e dytë të të nxehtit këtë vit, me temperature që në disa rajone arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Dielli i ngrohtë i verës, i kombinuar me një front ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut, kanë bërë që temperaturat të rriten, thanë të dielën parashikuesit e meteorologjisë shtetërore AEMET dhe vala e të nxehtit mund të zgjasë deri më 14 korrik, shkruan sotnews.
Temperatura më e lartë e regjistruar të dielën ishte 43 gradë Celsius nga lumi Guadalquivir pranë Seviljes në Spanjën jugore dhe në Badajoz, drejt perëndimit të vendit, thanë sinoptikanët.
Në qershor, spanjollët përballuan valën më të hershme të të nxehtit që nga viti 1981, sipas AEMET, me temperatura që tejkalonin 40 gradë në pjesën qendrore dhe jugore të Spanjës.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...