Të shtëna me armë në një supermarket në Florida, mes viktimave edhe një foshnje

23:55 | 10 Qershor 2021

Dy persona, duke përfshirë një foshnjë, u vranë sot gjatë të shtënave në një supermarket në shtetin amerikan të Floridas.

Autoritetet kanë theksuar se sulmuesi më pas ka vrarë edhe veten, transmeton portal arbresh.info

Sulmi ndodhi në një supermarket në Palm Beach, rreth 130 kilometra në veri të Miamit.

“Policia gjeti tre trupa me të mbërritur në vendin e ngjarjes. Ata janë një burrë, një grua dhe një fëmijë. Sulmuesi është midis viktimave,” deklaroi policia.

Sulmi vjen pas një serie vrasjesh në Florida të Jugut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara