Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj njerëzve në dhomën e pritjes së një spitali në qytetin e Ostravës, para se të qëllonte veten në kokë, njofton policia.
Policia e armatosur gjeti të dyshuarin e vdekur nga plagët e vetë-shkaktuara në një automjet tri orë më vonë, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi besohet të ketë qenë pacient në spital, thuhet sipas raportimeve. Motivi i tij mbetet i panjohur.
Oficerët thanë që ata ishin thirrur në spitalin në qytetin veri-lindor në 07:19 (06:19 GMT).

Të shtënat u bënë në pak çaste në klinikën e traumave të spitalit universitar Ostrava. Drejtori i spitalit Jiri Havrlant i tha TV Czecheke personi i armatosur hapi zjarr pa paralajmëruar, duke goditur nëntë pacientë.
Katër burra dhe dy gra u vranë dhe tre persona të tjerë u plagosën, dy seriozisht. Të gjithë viktimat ishin pacientë në spital./arbresh.info/

Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë