Një djalë 15-vjeçar dyshohet se vrau dy persona të punësuar në një shkollë private në shtetin perëndimor meksikan të Michoacán, njëri prej të cilëve ishte mësues, njoftuan sot autoritetet lokale.
Një nxënës në shkollën Makarenko, e vendosur në qytetin portual të Lazaro Cardenas, përdori një pushkë sulmi për krimin, tha policia lokale, raporton Reuters. Në një postim në llogarinë X, autoritetet lokale thanë se dy viktima u gjetën në vendngjarje me plagë të shumta nga të shtënat me armë zjarri, duke shtuar se një i dyshuar ishte arrestuar.
Një burim i paidentifikuar nga qeveria lokale i tha Reuters se “viktimat janë një mësuese dhe një person tjetër nga stafi administrativ”, por zyra e prokurorit të shtetit nuk specifikoi se çfarë pozicionesh mbanin dy viktimat.
Michoacán ka qenë prej kohësh një nga shtetet me shkallën më të lartë të dhunës, i njohur për zhvatje, rrëmbime dhe aktivitete të tjera kriminale.
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...