Të shtëna me armë zjari janë regjistruar në një bar në Spanjë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se viktimat janë me shtetasi skoceze.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, me orën lokale, ku një person i armatosur qëlloi disa herë në barin Moaghans në Andaluzi.
Sipas autoriteteve spanjolle, autori ishte maskuar, ndërsa raportohet se pas sulmit u largua me një makinë nga vendi i ngjarjes.
Agresori ka qëlluar disa herë në drejtim të lokalit “Monaghans”, një bar i njohur në zonën turistike të Andaluzisë, në kohën e sulmit, po shfaqej finalja e ‘Champions Leauge’. Ende nuk dihet motivi dhe autori i krimit.
Përfaqësuesi i qeverisë qendrore në provincën e Malagës, Javier Salas, konfirmoi për BBC se viktimat humbën jetën në vendin e ngjarjes./abcnews.al
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...