Në qytezën japoneze afër centralit bërthamor Daiiçi Fukushima, ku tërmeti dhe cunami në vitin 2011 shkaktuan katastrofë bërthamore, banorëve të atjeshëm u shërbehet ushqim nëpërmjet dronit.
Sipas lajmit të BBC-së, droni po shërben ushqim në qytezën Odaka të qytetit Minamisoma, ku banorët filluan të kthehen në shtëpitë e tyre pas përpjekjeve për pastrimin nga substancat e dëmshme dhe heqjes së vendimit për evakuimin e qytezës.
Zinxhiri i marketëve Lawson në bashkëpunim me kompaninë për tregti elektronike, ka nisur shërbimin me dron në qytezën Odaka ku shumica e popullatës përbëhet nga të moshuarit.
Operatorët e dronit të cilët shërbejnë ushqim në rajon ku furnizimi me produkte dhe të bërit pazar është i kufizuar, njoftuan se kjo aplikohet për herë të parë në Japoni.
Zëdhënësi i Lawson, Ken Mochimaru tha se “Qyteza filloi t’i kthehet gjallërisë së dikurshme me kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre”.
Duke bërë të ditur se përmirësimi i mjedisit për blerjen e nevojave të përditshme, ushqimit dhe të produkteve tjera do të marrë kohë, Mochimaru thotë se dronët janë dizajnuar me qëllim të ndihmës.
Mochimaru tha se porositë dërgohen nga dyqani më i afërt i Lawson dhe se klientët mund të porositin edhe pajisje shtëpiake dhe ushqime të nxehta si pulë të pjekur.
Gjithashtu thuhet se kompanitë do ta testojnë këtë shërbim brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Njoftohet se dronët në fjalë mund të mbajnë produkte deri në 2 kilogram.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...