Të paktën 120 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Hallouinit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.
Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.
“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.
Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.
Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij.
Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit./voa/
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...