Rreth 25 për qind e të huajve në Japoni nuk arrijnë të gjejnë punë, ndërsa rreth 40 për qind e të huajve që kanë kërkuar strehim janë refuzuar.
Sondazhi i fundit i porositur nga Ministria e Drejtësisë në Japoni ka nxjerrë në pah diskriminimin e madh të të huajve që ju bëhet në vend, transmeton portali arbresh.info.
Numri i banorëve të huaj në Japoni përbën rreth 2.3 milion ose 2 për qind të popullsisë, ndërsa vetëm në vitin 2016 Japoninë e kanë vizituar rreth 20 milionë turistë.
Në anketim kryesisht janë marrë në pyetje koreanët dhe kinezët, shumica e të cilëve jetojnë në Japoni për më shumë se 10 vite.
Prej 2,788 të të anketuarve, çdo i pesti ka kërkuar punë për pesë vite, por sipas tyre ata janë diskriminuar pasi për pozitat e njejta janë marrë në punë japonezët.
Megjithatë, gjuha nuk ka qenë shkak i mos pranimit në punë, sepse sipas Ministrisë së Drejtësisë rreth 95 për qind e të të anketuarve e flasin japonishten rrjedhshëm.
Ky është sondazhi i parë i këtij lloji i lëshuar nga qeveria e Japonisë./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim