Të dhëna dramatike, çdo 30 sekonda infektohet nga një qytetar në Paris

10:24 | 3 Nëntor 2020

Çdo 30 sekonda, infektohen me Covid-19 qytetarët e Parisit  dhe çdo 15 minuta një pacient i ri arrin në spitale, thotë Ministrja e Shëndetësisë, Olivia Veran.

Në një intervistë për RTL, ministrja e shëndetësisë në mënyrë indirekte iu përgjigj kërkesave të kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo, për të lejuar punën e librarive më të vogla dhe dyqaneve të tjera të vogla në mënyrë që të mirëmbajë tregtinë dhe aktivitetet themelore socio-ekonomike në Paris, e cila është në bllokim, njoftoi Reuters, transmeton portal arbresh.info

29-vjeçari me koronavirus u hodh nga dritarja e spitalit, nëna e tij bën rrëfimin prekës

Veran vlerësoi se një vendim i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm, duke pasur parasysh valën dramatike të përhapjes të koronavirusit në kryeqytetin francez.

“Ne duam të shpëtojmë parisianët dhe popullin e Francës dhe do ta bëjmë atë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri,” tha Ministrja e Shëndetësisë e Francës, Olivia Veran./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara