Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë sulmuar një pikë kufitare në Taxhikistan, duke vrarë një roje dhe një zyrtar policor, kanë thënë autoritetet taxhike.
Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare ka thënë se 20 sulmues janë përfshirë në këtë akt, në pikën kufitare me Uzbekistanin.
Sulmuesit është thënë të kenë ardhur nga Afganistani.
Grupi militant, Shteti Islamik (IS) nuk ka konfirmuar se ka qenë pjesë e sulmit.
Komiteti Shtetëror ka thënë se 15 sulmues të “panjohur dhe të maskuar” janë vrarë pas përleshjes me forcat e policisë, derisa pesë të tjerë janë zënë.
Ministria e Brendshme e këtij shteti po ashtu ka raportuar se katër makina të grupit militant janë shkatërruar.
Militantët e IS-it kanë marrë përgjegjësinë edhe për një sulm që pati ndodhur në korrik të vitit të kaluar duke lënë të vdekur katër çiklistë perëndimorë./REL/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...