Në një fjalim drejtuar evropianëve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli për tarifat e vendosura nga administrata Trump për Bashkimin Evropian.
Von der Leyen i quajti tarifat goditje të madhe për ekonominë globale.
“Ne duhet të jemi të qartë për pasojat e mëdha. Ekonomia globale do të vuajë masivisht, pasiguria do të shtohet dhe do të shkaktojë rritjen e proteksionizmit të mëtejshëm. Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz në mbarë botën”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.
Po ashtu theksoi ndikimin që tarifat e Trumpit do të kenë te konsumatorët dhe bizneset, të cilët zakonisht përfundojnë duke paguar para ekstra për mallrat pas zbatimit të masave të tilla.
“Konsumatorët do ta ndjejnë këtë menjëherë, do të rrezikojë veçanërisht qytetarët më të ndjeshëm. Të gjitha kompanitë, të mëdha dhe të vogla, do të vuajnë që në ditën e parë. Kostot e të bërit biznes me Amerikën do të rriten në mënyrë drastike”, shtoi ajo.
Në fund të deklaratës, Von der Leyen theksoi pozicionin e Evropës si një front i bashkuar./abcnews.al
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s