Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi të shtunën për “helmin ekonomik” që krijon pasiguria rreth tarifave tregtare, pak përpara se ish-presidenti Donald Trump të njoftonte normën e re të taksës prej 15%.
Merz u shpreh për gazetarët se do të bashkëpunonte ngushtë me vendet e tjera të Bashkimi Evropian për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët para udhëtimit të tij të ardhshëm në Washington.
“Do të shkoj në Uashington me një qëndrim të koordinuar evropian,” tha Merz, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters.
“Helmi më i madh për ekonomitë e Evropës dhe SHBA-së është kjo pasiguri e vazhdueshme në lidhje me tarifat. Dhe kjo pasiguri duhet të marrë fund,” shtoi kancelari gjerman, duke theksuar nevojën për stabilitet dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tregtare transatlantike.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...