Kina ka paralajmëruar se tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mund të nxisin një “krizë humanitare,” pasi tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të rriten për shkak të luftës tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, gjatë një thirrjeje me video të premten me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, tha se tarifat e Shteteve të Bashkuara, të cilat janë reciproke, do të shkaktojnë dëm të madh për vendet në zhvillim, sidomos për ato më pak të zhvilluara.
Ai theksoi gjithashtu se këto tarifa mund të shkaktojnë një krizë humanitare.
“Tarifat ‘reciproke’ të Shteteve të Bashkuara do t’u shkaktojnë dëm të madh vendeve në zhvillim, veçanërisht vendeve më pak të zhvilluara, dhe madje mund të shkaktojnë një krizë humanitare,” tha Wang Wentao.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës, Wang theksoi se tarifat e vendosura nga administrata Trump kanë krijuar pasiguri dhe paqëndrueshmëri të madhe në tregjet globale.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit