Sulmues talibanë, të veshur me burka, sulmuan sot kampusin e një universiteti të bujqësisë në veriperëndim të Pakistanit, duke plagosur së paku pesë veta, thanë zyrtarët.
Shërbimi për media i ushtrisë tha se policia dhe trupat e armatosura i kanë vrarë të gjithë sulmuesit në Drejtorinë e Institutit të Bujqësisë, në qytetin Peshauar.
Talibanët pakistanezë “Tehrik-e Taliban Pakistan” e morën përgjegjësinë për sulmin, transmeton Radio Evropa e Lire.
Në dhjeor të vitit 2014, ky grup ka vrarë 134 fëmijë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit.
Talibanët pakistanezë po luftojnë për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar një interpretim strikt të ligjit islam.
Ata janë të lidhur ngushtë me kryengritësit afganë talibanë./rel/
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...