Gjatë aksionit të tyre të gjuajtjes talebanët kanë vrarë një të afërm të një gazetari dhe plagosën rëndë një tjetër.
Militantët po kryenin një kërkim shtëpi më shtëpi në qytetin perëndimor të Heratit për të gjetur gazetarin e Deutsche Welles, i cili tani punon në Gjermani, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Familjarët e tjerë arritën të shpëtojnë dhe tani janë në arrati.
“Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga Talebanët në Herat është tragjike dhe dëshmon për rrezikun akut në të cilin gjenden të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan”, tha drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg.
“Është e qartë se talebanët tashmë po kryejnë kërkime të organizuara për gazetarë, si në Kabul ashtu edhe në provincat. Po na mbaron koha!”, shtoi ai.
Talebanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të mediumit gjerman javët e fundit.
Lajmi për vrasjen vjen pasi një dokument i OKB-së që thoshte se Talebanët po intensifikojnë gjuetinë e tyre për njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së. /arbresh.info.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...