Fshatarët në Demydiv, në veri të Kievit, përdorën një taktikë të pazakontë për të parandaluar një sulm me tank rus në kryeqytet.
Sipas një raporti në The New York Times, banorët hapën një digë aty pranë dhe dërguan qëllimisht ujë në fshatin e tyre, duke e përmbytur.
Lëvizja krijoi një moçal që e bëri të pamundur kalimin e tankeve ruse dhe bleu kohë të çmuar për ushtrinë ukrainase për të ndërtuar mbrojtjen e saj në Kiev.
Tashmë banorët po përballen me ujërat e përmbytjeve në shtëpitë e tyre, por nuk duket se janë penduar.
Pensionistja Antonina Kostuchenko tha për gazetën: “Të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment. Ne shpëtuam Kievin!” /abcnews.al
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...