Franca po shqyrton mundësitë e një marrëveshjeje me SHBA-në deri në samitin e G7-ës, në fund të muajit gusht në lidhje me taksimin ndaj gjigantëve në fushën e teknologjisë, pohoi sot ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
Nuk është i qëllimshëm shënjestrimi, më specifikisht ndaj kompanive amerikane, deklaroi ministri, në përgjigje të sulmeve të Donald Trump të artikuluara një ditë më parë në lidhje me taksën franceze ndaj gjigantëve në fushën e teknologjisë.
Donald Trump rriti tonet kundër Francës dhe taksës që ajo i ka vendosur gjigantëve amerikanë të teknologjisë duke kritikuar presidentin Emmanuel Macron dhe duke kërcënuar se do të godasë verat franceze si kundërpërgjigje.
“Franca ka vendosur një taksë mbi informatikën që prek sipërmarrjet e mëdha amerikane të teknologjisë. Nëse dikush duhet t’i taksojë, duhet të jetë vendi i tyre i origjinës, SHBA-ja”, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan.
“Shumë shpejt do të njoftojmë një veprim reciprok (…). Gjithnjë e kam thënë që vera amerikane është më e mirë se sa ajo franceze!”, shtoi Trump.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...