Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se 13 avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të ngushticës së këtij shteti.
Kjo deklaratë e Taipeit vjen teksa Pekini vazhdon aktivitetet e tij ushtarake pranë ishullit, shkruan Reuters.
Një ditë më parë, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.
Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Më herët, ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu është shprehur se Kina nuk mund të diktojë politikën e jashtme të vendit të tij.
Ai theksoi se delegacione të tjera do të vizitojnë kryeqytetin e Tajvanit, Taipei dhe shtoi se Kina po e përdor këtë fakt si pretekst për të sulmuar ushtarakisht vendin dhe për të ndryshuar status-quonë. /euronews.al/
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë