Tajlandë/ Shkon në 32 numri i viktimave pasi një vinç ra mbi një tren në lëvizje

14:15 | 14 Janar 2026
E.K

Ka shkuar në 32 numri i viktimave dhe në 66 numri i tw plagosurve në Tajlandë, pasi një vinç ra mbi një tren në lëvizje në veri-lindje të vendit.

Vinçi ra mbi tren dhe shtypi disa nga vagonët e tij, njëri prej të cilëve mori flakë. Rreth 171 pasagjerë kanë qenë në bordin e trenit kur aksidenti.

Hekurudha Shtetërore e Tajlandës ka nisur një hetim për incidentin dhe njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore kundër kompanisë së ndërtimit përgjegjëse për vinçin. Kompania Publike e Zhvillimit tha se do të ofrojë kompensim dhe lehtësim për familjet e atyre që vdiqën ose u plagosën. Treni kishte udhëtuar nga Bangkok në provincën verilindore Ubon Ratchathani kur ndodhi aksidenti, duke transportuar kryesisht studentë dhe punëtorë që udhëtonin për shkollë dhe punë në rrethe të tjera.

Media lokale The Nation raportoi se incidenti ndodhi ndërsa vinçi po ngrinte një pjesë të madhe betoni.

Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul, bëri thirrje që dikush të ndëshkohet dhe të mbajë përgjegjësi për incidentin.

“Aksidente të tilla mund të ndodhin vetëm për shkak të neglizhencës, hapave të kapërcyer, devijimeve ose përdorimit të materialeve të pasakta,” tha Anutin.

Vinçi po përdorej për të ndërtuar një hekurudhë që është pjesë e një projekti prej 5.4 miliardë dollarësh të mbështetur nga Kina për të lidhur Bangkok me Laosin fqinj.

Hekurudha Shtetërore e Tajlandës ka njoftuar se po padit kompaninë. Kostoja fillestare e dëmeve vetëm për vagonët e trenit raportohet të jetë më shumë se 3.1 miliardë dollarë amerikanë.

Një nga kontraktorët më të mëdhenj të Tajlandës, kompania ishte përgjegjëse edhe për ndërtimin e një rrokaqielli në Bangkok që u shemb marsin e kaluar gjatë një tërmeti. Vitin e kaluar presidenti i kompanisë dhe disa dizajnerë dhe inxhinierë u akuzuan për neglizhencë profesionale për atë incident.

Tajlanda nuk është e panjohur për aksidentet vdekjeprurëse të ndërtimit, pjesërisht për shkak të zbatimit të dobët të standardeve dhe rregulloreve të sigurisë.

Në vitin 2023, një tren mallrash u përplas me një kamionçinë që po kalonte shinat hekurudhore në lindje të vendit, duke vrarë tetë persona dhe plagosur katër të tjerë.