Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se e mbështet të drejtën e Izraelit për të “mbrojtur veten kundër terrorit”, por se duhet bërë më shumë për të mbajtur civilët të sigurt gjatë luftës me Hamasin.
Sunak vazhdoi duke thënë se Izraeli kishte një përgjegjësi “të vepronte brenda ligjit ndërkombëtar”, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
“Ata duhet të marrin të gjitha masat për të mbrojtur civilët e pafajshëm, duke përfshirë spitalet. Ndaloni dhunën ekstremiste në Bregun Perëndimor dhe lejoni më shumë ndihmë në Gaza”, tha ai.
Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar po dyfishonte ndihmën e saj për Gazën dhe po fliste drejtpërdrejt me OKB-në dhe Izraelin për marrjen e “aksesit të papenguar humanitar dhe pauzave urgjente dhe thelbësore humanitare”.
Ai ofroi gjithashtu baza britanike në Qipro si një stacion për shpërndarjen e ndihmave.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...