Vozitësi, i cili me shpejtësi të madhe të enjten hyri në mesin e këmbësorëve në Times Square në Nju Jork, është Richard Rohas (26), njoftoi komisari i policisë James O’Niel.
Rohas është arrestuar dy herë më parë për vozitje në gjendje të dehur, transmeton Reuters.Në sulm ka humbur jetën të paktën një person dhe 22 të tjerë janë lënduar, transmeton AFP.
Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blazio tha se i arrestuari është shtetas i SHBA-ve dhe ish-pjesëtar i Marinës amerikane.
FBI ka nisur hetimet me policinë e Nju Jorkut lidhur me sulmin e sotëm.
Automjeti që hyri në mesin e këmbësorëve është me ngjyrë të kuqe, transmeton Reuters, ndërsa vozitësi është arrestuar dhe dërguar në stacion, ku do të testohet për nivelin e alkoolit në gjak.
Pavarësisht në mungesën e fakteve për sulm terrorist, në Nju Jork janë vendosur forca të policisë në lokacione kyçe, transmeton AFP.
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...