Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas ka reaguar për sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, që u krye gjatë natës.
Në “X”, Kallas thotë se sulmi tregon se Rusia “është e vendosur për më shumë vuajtje dhe asgjësimin e Ukrainës”
“Është shkatërruese të shoh fëmijë mes viktimave. Mendimet e mia janë me familjet sot”, shkroi ajo.
Tre fëmijë ishin në mesin e të paktën 12 personave të vrarë gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”, përfundoi Kallasi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve evropiane dhe SHBA-së që të vendosin sanksione më të rrepta ndaj Rusisë
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë