Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm me dron gjatë natës duke synuar Moskën për natën e dytë radhazi.
Të katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë, por më vonë u rihapën, tha në Telegram agjencia mbikëqyrëse e aviacionit të Rusisë, Rosaviatsia.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas ishin shkatërruar para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”. Ai tha se disa nga mbeturinat kishin rënë në njërën nga autostradat kryesore që të çojnë në qytet, por nuk pati viktima.
Ukraina nuk ka komentuar ende. Por kryebashkiaku i Kharkiv tha se Rusia kishte kryer gjithashtu sulme me dronë në qytet gjatë natës, si dhe në zonën e Kievit.
Guvernatori i rajonit të Odesës në Ukrainë, Oleh Kiper, tha se një person u vra në një sulm me dron.
Është nata e dytë radhazi që Rusia ka raportuar një sulm me dronë nga Ukraina – të hënën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas gjatë natës.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...