Dy shtetas rusë janë emëruar si të dyshuar në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Ka dëshmi të mjaftueshme për të akuzuar Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov për sulmin në Salisbury, njofton Scotland Yard, transmeton portali arbresh.info.
Ata mendohen të kenë përdorur pseudonim dhe janë rreth të dyzetave.
Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Yulia, 33, u helmuan me agjentin nervor Novichok në mars.
Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha se kishte prova të mjaftueshme “për të ofruar një perspektivë realiste të bindjes” dhe se “është qartazi në interes të publikut të akuzojë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov”./Arbresh.info/
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...