Presidenti amerikan Joe Biden reagoi me një deklaratë pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri të premten ndaj caqeve iraniane.
Ai ka thënë se përgjigjja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë”, shkruan CNN.
“Këtë të dielën e kaluar, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani nga një dron i lëshuar nga grupet militante të mbështetur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Më herët sot, mora pjesë në kthimin dinjitoz të këtyre amerikanëve të guximshëm në bazën ajrore Dover, dhe kam folur me secilën prej familjeve të tyre.
Sot pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake të ShBA-së goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicia i përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Përgjigja jonë filloi sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes sonë.
Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”,-tha presidenti i SHBA-së./euronews
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...