Mijëra fluturime në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Gjirin u anuluan të shtunën dhe të dielën, ndërsa disa vende mbyllën hapësirën e tyre ajrore pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit.
Bahreini, Irani, Iraku, Izraeli, Jordania, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ishin midis kombeve që njoftuan të paktën mbyllje të pjesshme të qiejve të tyre, duke detyruar pezullime, anulime dhe devijime fluturimesh, të cilat lanë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar në të gjithë botën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Konflikti çoi në mbylljen e aeroporteve kryesore në Dubai, Abu Dhabi dhe Doha, dhe në anulimin e më shumë se 1,800 fluturimeve nga linjat ajrore kryesore të Lindjes së Mesme, sipas kompanisë së analizave të aviacionit Cirium.
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vdekjen e udhëheqësit suprem
Nga rreth 4,218 fluturime të planifikuara për t’u ulur në vendet e Lindjes së Mesme të shtunën, 966 (22.9%) u anuluan.
Për të dielën, 716 fluturime nga 4,329 të planifikuara për në Lindjen e Mesme janë anuluar.
Ndërkohë, faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve FlightAware tha se më shumë se 19,000 fluturime ishin vonuar në nivel global dhe më shumë se 2,600 ishin anuluar që nga ora 2:30 e mëngJesit GMT të dielën (3:30 e mëngjesit CET).
Përveç kësaj, nuk është e qartë se sa mund të zgjasë ndërprerja e operacioneve të fluturimit – gjë që i lë pasagjerët në pasiguri gjatë udhëtimit. /Telegrafi/
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?
Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ...