Të paktën 30 njerëz janë vrarë në sulme e reja ajrore qeveritare në enklavën e mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore, njoftoi një monitorues i luftës.
Sulmet e qeverisë siriane të shtunën gjithashtu plagosën dhjetëra të tjerë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), ndërsa civilët u përpoqën të iknin nga linjat e para në enklavën e rrethuar, transmeton portali Arbresh.info.
Sulmi vjen kur mijëra civilë gjatë ditëve të fundit u larguan nga Ghouta Lindore, e cila është shndërruar një fushatë bombardimi njëmujore nga qeveria.
SOHR me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se të paktën 10,000 njerëz u larguan të shtunën nga periferia e Damaskut, pasi ende po vazhdojnë sulmet ajrore vdekjeprurëse.
Të premten, 46 civilë, duke përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në rrethin e Kafr Batna, sipas Observatorit.
Më parë të premten, u raportua se rreth 12,000 dhe 13,000 njerëz kishin ikur nga zona në lindje të Damaskut./Arbresh.info/
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...