Sulme në Kolumbi, 17 të vrarë mes tyre policë

20:02 | 22 Gusht 2025
Q L

Një makinë-bombë dhe një sulm i veçantë ndaj një helikopteri policie në Kolumbi shkaktuan të paktën 17 viktima të enjten, njoftuan autoritetet. Presidenti i vendit, Gustavo Petro, i atribuoi të dy sulmet disidentëve të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të njohura si FARC.

Të paktën 12 oficerë policie humbën jetën në sulmin ndaj një helikopteri, i cili sipas autoriteteve po transportonte personel në një zonë të Antioquias, në veri të Kolumbisë, për të shkatërruar të mbjellat e gjetheve, që janë lënda e parë për prodhimin e kokainës. Fillimisht nga autoritetet u njoftua për tetë oficerë të vrarë, por guvernatori i Antioquias, Andrés Julián, tha se edhe katër të tjerë ndërruan jetë më pas, ndërsa tre mbeten të plagosur, raporton AP.

Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, Pedro Sánchez, tha se informacionet paraprake tregojnë se sulmi shkaktoi zjarr në aeroplan.

Ndërkohë, autoritetet në qytetin jugperëndimor Cali raportuan se një automjet i ngarkuar me eksplozivë shpërtheu pranë një shkolle të aviacionit ushtarak, duke vrarë pesë persona dhe plagosur më shumë se 30 të tjerë. Forcat ajrore kolumbiane nuk dhanë menjëherë detaje shtesë për shpërthimin.

Shpërndaje në rrjete sociale