Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku si pasojë e një sulmi racist kanë humbur jetën tre persona dhe është vetëvrarë autori.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani Jacksonville, në Florida ku një 20 vjeçar i bardhë i cili sipas autoriteve urrente njerëzit me ngjyrë ka qëlluar dhe ka vrarë tre persona, më pas veten.
“Ai i urrente njerëzit me ngjyrë,” tha sherifi i Jacksonville TK Waters në një konferencë shtypi.
Ndëqr të tjera autoritetet kanë theksuar se autori për sulmin ka përdorur një pistoletë Glock dhe një pushkë gjysmë automatike AR-15 me të paktën njërën nga armët e zjarrit të lyer me një svastika. Ai kishte veshur një jelek rezistent ndaj plumbave.
Sherifi tha se i armatosuri kishte lënë pas shkrime që i bënë hetuesit të besonin se ai kreu të shtënat, sepse ishte përvjetori i pestë kur një tjetër i armatosur hapi zjarr gjatë një turneu video-lojë në Jacksonville, duke vrarë dy persona përpara se të qëllonte për vdekje veten./abcnews.al
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?