Të paktën gjashtë persona u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një sulm me thikë në qytetin izraelit Hadera të mërkurën, thanë autoritetet izraelite.
“Terroristi është neutralizuar”, tha policia në një deklaratë. “Janë identifikuar katër lokacione të veçanta, duke rezultuar në gjashtë persona me plagë me thikë.”
Policia nuk ka dhënë menjëherë detaje të tjera, por ka publikuar një video të kapjes së sulmuesit të dyshuar.
Izraeli ka qenë në gatishmëri të lartë të sigurisë që kur sulmi i Hamasit një vit më parë ndezi luftën në Gaza, ndërsa konflikti me Hezbollahun në Liban vazhdon të përshkallëzohet./abcnews.al
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim