Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Jeruzalem, Izrael, gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve për mediat e huaja, bëhet me dije se një zëdhënës i Policisë ka raportuar për 7 persona të plagosur.
Mësohet se sulmi ndodhi në një pikë kontrolli tuneli që çon në Bregun Perëndimor dhe një i dyshuar ishte “neutralizuar”.
Në përditësimin e fundit të policisë, zëdhënësi tha se “tre terroristë u neutralizuan” nga forcat e sigurisë të vendosura në vendkalim.
“Kjo ndodhi pasi ata arritën me një automjet të dyshimtë dhe hapën zjarr në drejtim të forcave tona”, shtuan ata.
“Si rezultat i sulmit terrorist, shtatë persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme dhe aktualisht janë duke u evakuuar për trajtim mjekësor”, vijonte më tej Policia.
Policia Kufitare dhe anëtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit janë ende në vendin e sulmit dhe njësitë e asgjësimit të bombave të rrethit të Jerusalemit “po veprojnë në zonë”, tha zëdhënësi.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët palestinezë lidhur me ngjarjen./euronews.al
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...