Një person u vra dhe tre të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi me armë zjarri të mërkurën në objekt shëndetësor në Atlanta.
Lajmi u njoftua nga policia në një postim në Twitter. Autoritetet thanë se i dyshuari si autor për sulmit, quhet Deion Patterson, 24 vjeç. Ai vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter departamenti i policisë u bëri thirrje qytetarëve në zonën ku ndodhi ngjarja, të qëndrojnë brenda, e të mbyllin dyert, si dhe atyre që nuk ishin aty, të qëndrojnë sa më larg.
Policia e Atlantës postoi katër fotografi të të dyshuarit. Në një prej tyre ai dukej tek hapte derën e një zyre, e drejtonte pistoletën ndaj një objektivi që nuk duket në foto./REL/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë