Suedia të enjten regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19) pasi 2.820 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.
Agjencia e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur shifrën në 121.167. Shtatë persona kanë vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në 5.934.
Suedia, një nga vendet e pakta që nuk vendosi masa të rrepta bllokimi por shkoi me rekomandime publike për të ndaluar përhapjen e virusit, të enjten njoftoi rekomandime të reja për Stokholmin pasi infeksionet vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Autoritetet këshilluan qytetarët të përmbahen nga ambientet e brendshme si dyqanet, qendrat tregtare, muzetë, bibliotekat dhe palestrat. Por, mund të bëhen vizitat e nevojshme në dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
“Përmbahuni nga pjesëmarrja për shembull në takime, koncerte, shfaqje, stërvitje sportive, ndeshje dhe gara. Kjo nuk vlen për stërvitje sportive për fëmijët dhe të rinjtë e lindur në vitin 2005 ose më vonë”, theksuan zyrtarët në një deklaratë.
Suedia ka numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 dhe shkallës së vdekjeve në mesin e vendeve nordike, por këto numra janë ende më të ulëta se vendet evropiane të goditura më keq, përfshirë Spanjën, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe./AA/
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...