Suedia ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e saj në Bejrut për shkak të frikës se lufta në Gaza, që mund të përshkallëzohet në një konflikt rajonal.
“Ministria e Jashtme ka udhëzuar stafin e saj që të largohet nga Bejruti dhe të shkojë në Qipro dhe po planifikon një zhvendosje të përkohshme të ambasadës së saj”, tha Ministri i Jashtëm Tobias Billstrom për Radion Suedeze.
Vendimi është marrë “fillimisht për muajin gusht, por mund të zgjatet në varësi të situatës së sigurisë”.
“Ministria po monitoron nga afër zhvillimet.mI ftoj suedezët që ndodhen në Liban të largohen nga vendi me çdo mjet të mundshëm, derisa kanë ende kohë”, thuhet në njoftim./abcnews/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...