Hyrja e mundshme e Finlandës dhe Suedisë në NATO duket se ka përcjellë valë shoku në Rusi. I pari që reagoi të hënën ishte zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov që tha se ky do të ishte një gabim i madh me pasoja të gjera.
“NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit. “Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve’, shton më tej Ryabkov.
Më vonë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO dhe se po shqyrtojnë masat e mundshme qe do të ndërmarrin.
Nuk mungoi as reagimi i presidentit rus Vladimir Putin i cili tha se Moska nuk e sheh si kërcënim hyrjen e mundshme të dy vendeve në NATO. Por, shefi i Kremlinit theksoi se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këto territore do të provokonte reagimin e Rusisë./A2CNN/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...