Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk do të synojë “menjëherë” anëtarësimin në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave.
Poroshenko, duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qeveria e tij “do të ndërtojë një program të vërtetë reformash” për t’i përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO në të ardhmen.
Stoltenberg, në anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO-s për Ukrainën dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që parashohin fundin e konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
“Marrëveshjet e Minskut mbeten rruga e vetme drejt paqes. Rusia duhet të tërheqë mijëra ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndalojë mbështetjen për militantët me komanda, kontroll dhe pajisje ushtarake”, tha Stoltenberg.
Ai konfirmoi se vendet anëtare të NATO-s nuk e njohin aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...