Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, para pak orësh është qëlluar me armë zjarri disa herë dhe është plagosur.
Faqja e tij zyrtare në Facebook, bënë të ditur se në këto momente ai po transportohet me helikopter në Bratislavë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për këtë rast të rëndë për shtetin sllovak.
Stoltenberg në një postim në rrjetin social “X”, ka shënuar se është i shokuar dhe i tmerruar nga të shtënat ndaj kryeministrit Robert Fico.
“I tronditur dhe i tmerruar nga të shtënat ndaj kryeministrit Robert Fico. I uroj forcë për shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe popullin e Sllovakisë” – ka shkruar Stoltenberg.
Shocked and appalled by the shooting of Prime Minister Robert Fico. I wish him strength for a speedy recovery. My thoughts are with Robert Fico, his loved ones, and the people of Slovakia.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 15, 2024
Fico është dërguar në spital dhe ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.
Mediat lokale në Sllovaki kanë publikuar pamjet nga momenti kur arrestohet sulmuesi nga Handlova. / Arbresh.info/
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...