Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
“Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit tonë të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan Stoltenber.
Kjo telefonatë vie një ditë pas heqjes së nëntë barrikadave të vendosur në veri të Kosovës nga serbët, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente personale me Serbinë.
Heqjes së barrikadave i parapriu një zotim i qeverisë kosovare se do të shtyjë implementimin deri më 1 shtator, pas konsultimit me aleatët ndërkombëtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /arbresh.info/
Spoke to @albinkurti about the recent tensions in #Kosovo & the continued importance of our @NATO_KFOR mission. All sides must maintain calm, avoid unilateral actions & support EU-mediated dialogue. I remain in close contact w/both Pristina & Belgrade.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 2, 2022
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...